Tuesday, December 10, 2013

Pepe: Ronaldo e meriton Topin e Artë

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, beson se Cristiano Ronaldo është zgjidhja e parë dhe se duhet ta fitojë çmimin Topi i Artë që do të ndahet në janar. Portugezi është emëruar në listën e ngushtë prej tre lojtarësh për çmimin e famshëm, krahas Franck Ribery dhe Lionel Messi, me fituesin që do të zbulohet më 13 janar në Zurich të Zvicrës. “Cristiano është i vetmi lojtar që e meriton Topin e Artë pasi ai është një çmim individual. Ai po kalon një sezon të shkëlqyeshëm dhe një vit të shkëlqyeshëm”. “Kjo është më e rëndësishmja. Spanja fitoi Kupën e Botës para katër vitesh dhe asnjë lojtar spanjoll nuk e fitoi Topin e Artë. Shpresoj ai të vazhdojë të na ndihmojë siç bën zakonisht”. “Ronaldo gjithmonë është i lumtur që po qëndron me ne sërish. Shpresoj gjithçka të shkojë mirë. Ne duam ai ta ndihmojmë Real Madridin dhe të arrijë sukseset e tij personale këtë vit”, ka thënë Pepe